Common Banner

 

Samiti Rajonal i pastoralizmit të Ballkanit Perëndimor

Në vlerësim të shpalljes nga OKB të IYRP 2026, sfidat e përbashkëta dhe trashëgiminë e pasur të transhumancës në Ballkanin Perëndimor, është programuar një Takim Rajonal i barinjve transhumantë dhe  te gjithe aktoreve e pastoralizmit, të mbahet në Shkodër në pranverën e vitit 2026. Ky event ofron një mundësi strategjike për forcimin e traditës, zërit dhe qëndrueshmërisë së pastoralisteve. Ajo synon të nxisë bashkëpunimin rajonal, të promovojë politika mbështetëse, të mobilizojë fonde dhe të sigurojë kushtet që blegtorët të vlerësohen si partnerë kyç në përdorimin e qëndrueshëm të tokës, menaxhimin e kullotave, ruajtjen e ekosistemeve, përshtatjen ndaj klimës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Seksionet e mëposhtme vlejnë të lexohen për të kuptuar plotësisht kontekstin.

1. Konteksti: IYRP & Njohja Globale

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur vitin 2026 si Vitin Ndërkombëtar të Kullotave dhe Pastoralizmit (IYRP), duke njohur se kullotat dhe komunitetet blegtorale janë elementë thelbësore për zbujten e varfërisë, kohezionin social, sigurimin e mjeteve të qëndrueshme të jetesës, sigurinë ushqimore, shëndetin e ekosistemeve, trashëgiminë kulturore dhe si zgjidhje të bazuara në natyrë në kontekstin e ndryshimeve klimatike. Aleanca Globale e IYRP ka përcaktuar objektiva për vitin 2026, ndër të cilat: rritjen e ndërgjegjësimit publik për vlerën shoqërore që ofrojnë kullotat dhe blegtorët; promovimin e njohurive, inovacionit dhe bashkëpunimit blegtoral; lobimin / avokimin për politika të bazuara në prova shkencore; dhe nxitjen e investimeve etike në mjetet e jetesës së blegtorëve. Më shumë informacion mund të gjendet në www.iyrp.info.

2. Pastoralizmi në Ballkanin Perëndimor

Kullotat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnje & Hercegovinë, posedojnë rëndësi ekologjike, kulturore dhe ekonomike, megjithëse janë gjithnjë e më shumë nën presionin e degradimit mjedisor, ndryshimeve socio-ekonomike dhe sfidave të qeverisjes. Këto territore jo vetëm sigurojnë ushqim, fibra dhe shërbime ekosistemore, por janë të rrënjosura thellë në kulturën dhe strategjitë e jetesës lokale. Ballkani Perëndimor ka popullsi ose tradita të rëndësishme blegtorale (transhumanca, kullotja sezonale, kullotat e përbashkëta), por këto komunitete përballen me shumë sfida.

Vlera e Pastoralizmit dhe e Kullotave të Përbashkëta

Barinjve shtegtare menaxhojnë kullotat e përbashkëta në mënyra shumë efikase në përdorimin e burimeve, duke prodhuar ushqime shumë cilësore dhe produkte të tjera jetike me investime financiare efektive. Ajo që shpesh mendohet si “botë e egër” apo “tokë e papërdorur” është në fakt një ekosistem i menaxhuar, dinamik, i formuar nga trashëgimia unike e barinjve. Mënyra e jetesës së blegtorëve nuk është rastësore; ajo është thelbësore për mirëmbajtjen e peizazheve. Praktikat e kullotjes, migrimi sezonal, menaxhimi i blegtorisë dhe normat sociale kanë krijuar një sistem që shpesh përmirëson — pa shkaktuar dëmtime — kullotat malore. Njohja e të drejtave të blegtorëve do të thotë mbrojtje e këtyre burimeve biokulturore.

Sfidat ndaj të Drejtave të Blegtorëve

Shumë ligje të zhvillimit strategjik, bujqësor dhe mjedisor nuk i përshtaten mënyrës së jetesës aktuale blegtorale. Politikat mund të trajtojnë kullotjen në zona të mbrojtura ose në toka të përbashkëta si kërcënim dhe jo si mënyrë të ligjshme jetese, duke vendosur kufizime, rrethime ose ndryshime përdorimi pa marrë në konsideratë interesat e blegtorëve. “Ekologët e thellë” ose paradigmave të mbrojtjes së rreptë shpesh e shohin çdo kullotje në ekosisteme natyrore, madje edhe atë tradicionale, si ndërhyrje. Kjo çon në politika që i zhvendosin blegtorët, kufizojnë lëvizshmërinë e bagëtive ose u mohojnë barinjve të drejtat për të përdorur tokat e përdorura nga paraardhësit e tyre. Për më tepër, blegtorët prodhojnë ushqime shumë cilësore dhe produkte të tjera nga kullotat, megjithatë ata shpesh paguhen në mënyrë të padrejtë nga tregu. Sistemi ekonomik mund të nënvlerësojë produktet e tyre dhe të mbivlerësojë blegtorinë intensive të komplekseve stallore, produkte të improtuara me cmime të ulura, duke krijuar mungesë motivimi për të ruajtur pastoralizmit transhumant.

Pse Njohja e të Drejtave është Thelbësore

Sistemet tradicionale blegtorale përfshijnë praktika të përshtatura me politikat vendore ekologjike  njohja dhe regjistrimi i itinerareve të lëvizjes, kohëzgjatja e kullotjes sipas cikleve të bimësisë, menaxhimi i madhësisë së tufave, etj. Këto praktika janë thelbësore për të parandaluar mbikullotjen, erozionin e tokës, humbjen e biodiversitetit dhe degradimin e habitateve. Njohja e të drejtave u mundëson blegtorëve të vazhdojnë përdorimin e këtij dijetimi. Për më tepër, sistemet blegtorale janë natyrisht adaptive. Njohja e të drejtave u mundëson blegtorëve të përdorin lëvizshmërinë, parashikimet lokale dhe praktikat tradicionale për t’iu përgjigjur ndryshueshmërisë klimatike. Pa të drejta të garantuara, blegtorët shpesh ngelin të kufizuar dhe humbasin aftësitë adaptive. Për më tepër, shumë komunitete blegtorale janë të margjinalizuara, larg tregjeve dhe qendrave urbane, të papërfshira në debatet e politikave, kornizat ligjore ose vendimmarrjet ekonomike. Njohja e të drejtave është çështje drejtësie: e drejta e pronësisë, mbrojtja ligjore dhe përfshirja u mundësojnë atyre të ruajnë kulturën dhe mjetet e jetesës për brezat e ardhshëm.

Drejt Njohjes Politike & Ligjore

Kornizat ekzistuese ligjore duhet të rishikohen dhe të ndryshohen kudo që ato kufizojnë lëvizshmërinë e blegtorëve, përdorimin e tokës ose të drejtat zakonore. Ligjet e ruajtjes së natyrës duhet të përshtaten për të përfshirë kullotjen e qëndrueshme si pjesë të mirëmbajtjes së ekosistemeve dhe jo të përjashtojnë blegtorët. Prandaj, vetë blegtorët duhet të jenë pjesë e procesit të diskutimit, në përcaktimin e të drejtave të tokës, në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe në vendimmarrjen lokale dhe rajonale.

Përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve duhet të ndihmojnë blegtorët të angazhohen në sistemet ligjore, ekologjike dhe të tregut. Ndryshimi i perceptimeve publike, veçanërisht mes konservatorëve të natyrës dhe autoriteteve rregulluese, për të parë blegtorinë jo si kërcënim, por si një pasuri, është thelbësor. Sigurimi që produktet e blegtorëve të kenë çmime të drejta, infrastruktura si shërbimet veterinare të përshtatura për sistemet mobile dhe teknologjitë (p.sh. komunikimi, monitorimi) të jenë në përputhje me logjikën blegtorale, mund të rrisin si ruajtjen e natyrës ashtu edhe mjetet e jetesës.

3. Pse një Mbledhje Rajonale në Ballkanin Perëndimor ? Sfidat e Përbashkëta në Rajon

  1. Pronësia e tokës & qasja në kullota: Shumë blegtorë varen nga kullotat komunale ose tradicionale. Ligjet ose politikat mund të mos i njohin si duhet të drejtat zakonore ose ato ndërkufitare, duke sjellë pasiguri dhe konflikte mbi tokën, kullotat dhe ujin.
  2. Transhumanca dhe Lëvizshmëria: Lëvizshmëria (migrimi sezonal, transhumanca) është shpesh thelbësore për përshtatjen e blegtorëve ndaj klimës së ndryshueshme. Ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën e ekstremeve të motit (thatësira, nxehtësi, mungesë kullotash), duke e bërë edhe më kritike lëvizshmërinë dhe qasjen në ujë.
  3. Padukshmëria politike / margjinalizimi: Barinjë shpesh janë të papërfaqësuar direkt në vendimmarrje, në politikat kombëtare ose rajonale, dhe zërat e tyre nuk dëgjohen plotësisht në planifikimin e përdorimit të tokës, rregullimin mjedisor ose programet e zhvillimit rural.
  4. Treg i pafavorshëm: Zinxhirët e vlerës së blegtorisë (për bagëtitë, qumështin, leshin, produktet artizanale) shpesh vuajnë nga infrastrukturë e dobët, integrim i pamjaftueshëm i zinxhirit të vlerës, ose mungesë tregjesh. Tregu modern vendos standarde të huaja për barinjtë, të cilat janë të vështira për t’u përmbushur.
  5. Humbja e trashëgimisë kulturore & dijes tradicionale: Transhumanca, modelet sezonale të kullotjes, njohuritë tradicionale për menaxhimin e kullotave, mbrojtjen e biodiversitetit dhe sistemet e vetëqeverisjes janë pjesë e strukturës kulturore. Globalizimi, migracioni urban, turizmi, ndryshimet demografike dhe përjashtimi nga shteti i rrezikojnë këto.
Mundësitë & Përparësitë Strategjike të një Mbledhjeje Rajonale
  1. Shkëmbim traditash / njohurish ndërmjet kolegëve dhe rrjetëzim: Një mbledhje u mundëson blegtorëve nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor të ndajnë përvoja, strategji dhe inovacione, për shembull, si të negociojnë të drejtat e kullotave, të menaxhojnë kullotjen në mënyrë të qëndrueshme, të përballen me stresin klimatik ose të rrisin vlerën e produkteve të tyre.
  2. Forcimi i organizatave & koalicioneve blegtorale: Bashkimi i grupeve të blegtorëve, OJQ-ve, studiuesve, akademikëve dhe autoriteteve në nivel rajonal mund të krijojë avokim më të fortë dhe bashkëpunim më efektiv. Kjo ndihmon në ndërtimin e një grupi mbështetës rajonal në përputhje me RISG-të evropiane të IYRP.
  3. Informimi i politikave & rritja e dukshmërisë: Mbledhja rajonale mund të gjenerojë rekomandime politike specifike për rajonin, të rrisë dukshmërinë e jetesës blegtorale në nivelet kombëtare dhe rajonale dhe të ndihmojë në harmonizimin e legjislacioneve kombëtare me kornizat ndërkombëtare (p.sh. IYRP, FAO, UNCCD) që mbështesin kullotat dhe blegtorinë e qëndrueshme.
  4. Ndikimi mbi qëndrimet e qeverive: Zërat e ngritur nga barinjtë në të gjitha vendet do të forcojnë avokimin dhe lobimin ndaj ministrive dhe institucioneve shtetërore. Përmirësimet e synuara në qëndrimet e aparatit shtetëror do të zbusin shumë prej problemeve me të cilat përballen blegtorët.
  5. Mobilizimi i fondeve dhe mbështetjes: Me një event në pranverën e 2026 të lidhur me IYRP 2026, vëmendja e donatorëve, qeverive dhe agjencive ndërkombëtare rritet. Mbledhja rajonale mund të ndihmojë në tërheqjen e burimeve, teknike, financiare dhe njerëzore, për trajnime blegtorale, infrastrukturë (ujë, shërbime veterinare, përpunim produkti, tregje), restaurimin e kullotave të degraduara, dhe më shumë.

4. Rezultatet e Pritshme

Një Takim Rajonal i organizuar mirë duhet të synojë rezultate të tilla si:

  • Një DEKLARATË rajonale ose një grup rekomandimesh politike për baritorinë në Ballkanin Perëndimor (për pronësinë e tokës, lëvizshmërinë, aksesin në treg, qëndrueshmërinë klimatike, ruajtjen e aseteve kulturore dhe mbrojtjen e njohurive tradicionale të barinjve).
  • Forcimi i kapaciteteve të grupeve baritore për të dokumentuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, për të ruajtur njohuritë tradicionale ekologjike dhe për t’u angazhuar në ruajtjen e kullotave.
  • Krijimi dhe forcimi i RISG Ballkanit Perëndimor (Grupi Rajonal Mbështetës i IYRP) për të koordinuar zërat dhe iniciativat baritore rajonale.
  • Formimi i partneriteteve midis komuniteteve baritore, akademisë, institucioneve shtetërore, OJQ-ve, rrjeteve tregtare dhe donatorëve potencialë.
  • Propozime apo skica projektesh për investime në infrastrukturë baritore (burime uji, shërbime veterinare, shtim vlere, internet, transport i përballueshëm, kooperativa), përshtatje klimatike (inovacione në bazë ushqimore, planifikim kullotjesh), bashkëpunim ndërkufitar aty ku është e zbatueshme.
  • Rritje e ndërgjegjësimit midis politikëbërësve, medias dhe publikut për rëndësinë dhe sfidat e baritoris në Ballkanin Perëndimor.
  • Përfshirja e komuniteteve baritore në agjendat politike kombëtare/rajonale kontribuon drejtpërdrejt në disa Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs): zhdukja e varfërisë, zero uri, barazi gjinore, veprim klimatik, jeta në tokë, etj.
  • Identiteti kulturor, trashëgimia dhe kohezioni komunitar — veçanërisht të rëndësishëm në zonat malore e të izoluara, përfitojnë nga tubimet që vlerësojnë jetën baritore dhe marrëdhëniet ndërkomunitare.

5. Temat Kryesore të Tubimit Rajonal [në përputhje me temat e IYRP ËG]:

  • Të drejtat mbi tokën, akses në burime dhe lëvizshmëria e bagëtive
  • Restaurimi ekologjik dhe burimet ujore
  • Integrimi dhe përfshirja gjinore
  • Ekonomia baritore, zhvillimi i produkteve dhe marketingu
  • Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike
  • Mbrojtja e kullotave dhe biodiversitetit
  • Pjesëmarrja e të rinjve dhe transferimi i njohurive tradicionale (ITK)
  • Ruajtja e trashëgimisë biokulturore
  • Të drejtat e njeriut të komuniteteve baritore
  • Reforma në ligje dhe politika

6. Kontaktet e Anëtarëve Kyç të Ekipit Rajonal të Lehtësimit

Lehtësuesi Kryesor: Dr. Hasrat Arjjumend harjjumend@gmail.com +91 9868993710
Koordinatore Rajonale: Martine Ëolff martine.ëolff@yahoo.com +355 68 544 3237
Mobilizimi Rajonal i OJQ-ve dhe Institucioneve Dr. Petrit Dobi dobipetrit@gmail.com +355 69 206 7991
Rrjetëzimi Akademik Rajonal: Dr. Luigji Turmalaj luigjturmalaj@ymail.com +355 68 900 2599

Ne jemi mbareshtues, eksperte ne bujqesi, ne fushen e mjedisit dhe shkencave njerezore, operatore kulturore, anetaret e komunitet baritore, zyrtare te zgjedhur vendore qe deshirojme te ndajme njohurite, dhe aftesite tona per te mbrojtur praktiken e Bjeshkimit te bagetive (transhumanca) dhe gjithçka tjeter qe e shoqeron ate si praktike e hershme kulturore dhe e trasheguar brerz pas brezi dhe per te ruajtur, ëzhvilluar me tej, thelluar dhe perhapur trashegimine tone, si dhe njohurite , aftesite dhe produktet tona, ne te miren e praktituesve, te popullsise lokale si dhe te shoqerise ne térési. Ne jemi anetaret e « Mountain Alliance for Pastoralists and Minority People »