Common Banner

 

Youth Volunteering Programme

 

Viti Ndërkombëtar i Kullotave dhe Barinjve (IYRP 2026)
Takimi Rajonal i Barinjve në Ballkanin Perëndimor
www.minoritymap.org/rg

 

Programi i Vullnetarizmit për të Rinj

 

THIRRJE PËR APLIKIME

 

1. Rreth Thirrjes

Programi i Vullnetarizmit për të Rinj, në kuadër të Takimit Rajonal të Barinjve në Ballkanin Perëndimor (WBRG), si pjesë e Vitit Ndërkombëtar të Kullotave dhe Barinjve (IYRP 2026), ka kënaqësinë të ftojë aplikime për Vullnetarë të Rinj.

WBRG është një nismë rajonale që synon organizimin e rreth 15 Takimeve Zonale ndërmjet datave 19 prill dhe 31 maj 2026, duke mbledhur barinj, të rinj, studiues, organizata të shoqërisë civile dhe praktikues nga e gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Vullnetarët e Rinj do të luajnë një rol kyç në mobilizimin e komuniteteve, mbështetjen e koordinimit të aktiviteteve, forcimin e pjesëmarrjes së të rinjve dhe kontribuimin në rritjen e ndërgjegjësimit dhe dialogut politik.

2. Detajet e Angazhimit

Titulli i Pozicionit: Vullnetar i Ri (WBRG)
Lloji i Angazhimit: Vullnetar i Ri (në terren dhe/ose online)
Entiteti Pritës: Programi i Vullnetarizmit për të Rinj – WBRG (i lehtësuar nga The Grassroots Institute)

Vendet e Angazhimit:

  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Maqedonia e Veriut
  • Bosnje dhe Hercegovinë
  • Mali i Zi
  • Serbi

Kohëzgjatja e Angazhimit: 3 muaj
Data e Fillimit: 1 mars 2026
Data e Përfundimit: 31 maj 2026

Disa detyra mund të realizohen në distancë përmes formave të vullnetarizmit online.

3. Sfondi dhe Konteksti

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shpallur vitin 2026 si Viti Ndërkombëtar i Kullotave dhe Barinjve (IYRP 2026), për të njohur rolin kritik të kullotave dhe komuniteteve baritore në ruajtjen e ekosistemeve, sigurinë ushqimore, biodiversitetin dhe trashëgiminë kulturore.

Për realizimin e objektivave të IYRP në rajonin e Ballkanit Perëndimor, WBRG synon të:

  • Krijojë hapësira për dialog, shkëmbim dhe mësim mbi baritorinë (pastoralizmin)
  • Promovojë menaxhimin e qëndrueshëm të kullotave
  • Permiresoje jetesën dhe të drejtat e barinjve
  • Mbështesë mbrojtjen e mjedisit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
  • Nxisë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën demokratike dhe komunitare
  • Promovojë të drejtat e barinjve në kontekst kombëtar dhe ndërkombëtar
4. Roli dhe Përgjegjësitë

Vullnetarët e Rinj do të mbështesin programin në tre faza kryesore:

A. Faza Para-Aktivitetit (Mars–Prill 2026)

Vullnetarët do të:

  • Mbështesin komunikimin dhe mobilizimin e barinjve dhe të rinjve pjesëmarrës
  • Asistojnë në fushatat e mediave sociale dhe komunikimit
  • Kontribuojnë në anketimet e barinjve dhe mbledhjen e të dhënave
  • Mbështesin krijimin e partneriteteve dhe kontaktimin e sponsorëve
  • Ndihmojnë në aktivitetet për mbledhje fondesh
  • Ofrojnë mbështetje gjuhësore (maqedonisht, serbisht, shqip, anglisht, frëngjisht)

B. Faza e Aktivitetit (Prill–Maj 2026)

Vullnetarët do të:

  • Ndihmojnë në menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve
  • Ofron mbështetje logjistike dhe administrative
  • Lehtësojnë aktivitete dhe sesione për përfshirjen e të rinjve
  • Mbështesin dokumentimin, raportimin dhe komunikimin
  • Ofron mbështetje në përkthim dhe komunikim

C. Faza Pas-Aktivitetit (Maj 2026)

Vullnetarët do të:

  • Kontribuojnë në hartimin e rekomandimeve dhe inputeve politike
  • Mbështesin shpërndarjen e rezultateve të aktiviteteve
5. Kriteret e Pranueshmërisë

A) Kategoria e Vullnetarëve të Rinj

Aplikantët duhet:

  • Të jenë ndërmjet moshës 18 dhe 35 vjeç
  • Të demonstrojnë motivim dhe përkushtim ndaj vullnetarizmit
  • Të jenë të gatshëm të kontribuojnë në iniciativa mjedisore dhe komunitare
  • Të kenë diplomë të shkollës së mesme ose arsim më të lartë. Në raste të jashtëzakonshme, mund të përjashtohet kërkesa për arsimim formal.

Të rinjtë mund të aplikojnë:

  • Individualisht
  • Si pjesë e grupeve formale ose informale të të rinjve
  • Përmes shkollave, universiteteve ose organizatave rinore

Përparësi do t’u jepet:

  • Studentëve
  • Të rinjve nga komunitete rurale, malore dhe të margjinalizuara

Kategoria e Vullnetarëve Senior (role të tjera)

Aplikantët duhet:

  • Të jenë 35 vjeç e lart
  • Të kenë ekspertizë dhe përvojë relevante
  • Të jenë të gatshëm të mentorojnë me përkushtim vullnetarët e rinj
6. Kompetencat e Kërkuara

Kompetencat Thelbësore

  • Përkushtim ndaj vullnetarizmit
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Respekt për diversitetin dhe përfshirjen
  • Interes për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm
  • Aftësi të mira komunikimi

Aftësi të Dëshirueshme

Të paktën një nga aftësitë e mëposhtme është e dëshirueshme:

  • Media sociale dhe komunikim
  • Organizim eventesh
  • Hartim anketash dhe mbledhje të dhënash
  • Mobilizim dhe angazhim komunitar
  • Mbledhje fondesh dhe krijim partneritetesh
  • Komunikim shumëgjuhësh
7. Trajnimi, Mbikëqyrja dhe Mbështetja

Vullnetarët e përzgjedhur do të marrin:

  • Orientim dhe trajnim para fillimit të angazhimit
  • Mbikëqyrje të vazhdueshme nga Koordinatorët Zonale dhe ekipi qendror
  • Mbështetje mentorimi, sipas rastit
8. Kushtet e Angazhimit

Ju lutem vini re:

  • Ky është një angazhim vullnetar dhe i papaguar
  • Rimbursimi i shpenzimeve të pranueshme mund të merret ne konsiderate në kushte specifike
  • Vullnetarët do të marrin një Certifikatë Zyrtare Pjesëmarrjeje
  • Vullnetarët e dalluar mund të marrin çmime vlerësimi
9. Mundësi për Mësim dhe Zhvillim

Përmes kësaj eksperience vullnetare, pjesëmarrësit do të:

  • Fitojnë përvojë praktike profesionale
  • Zhvillojnë aftësi udhëheqëse dhe organizative
  • Forcojnë kompetencat ndërkulturore dhe bashkëpunimin rajonal
  • Kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe veprimet për klimën
  • Angazhohen në pjesëmarrje demokratike dhe dialog politik
  • Marrin pjesë në hartimin e rekomandimeve për aktorë rajonalë dhe ndërkombëtarë

Organizatat partnere mund të ofrojnë gjithashtu orientim për mundësi të mëtejshme akademike ose profesionale.

10. Si të Aplikoni

Kandidatët e interesuar duhet të vizitojnë faqen e internetit https://www.minoritymap.org dhe të gjejnë njoftimin për Vullnetarët e Rinj, ku do të jetë i disponueshëm linku i Formularit të Aplikimit.

11. Informacione të Mëtejshme

Koordinatorja Rajonale – Programi i Vullnetarizmit për të Rinj
Martine Wolff
Tel: +355 68 544 3237
Email: martine.wolff@yahoo.com

Koordinatori Rajonal – Media & Komunikim
Philippe Bertinchamps
Email: philippebertinchamps@hotmail.com

12. Deklaratë për Mundësi të Barabarta

Programi i Vullnetarizmit për të Rinj është i përkushtuar ndaj diversitetit dhe përfshirjes. Inkurajohen fuqimisht aplikimet nga të rinj me prejardhje të ndryshme, veçanërisht nga komunitete rurale, malore dhe të margjinalizuara. Të gjithë kandidatët e kualifikuar do të konsiderohen pa dallim gjinie, etnie, prejardhjeje sociale, aftësie të kufizuar apo statusi tjetër.